Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëri të ditur se papunësia në Kosovë gjatë vitit 2022, ka arritur në 11.8 për qind, duke iu referuar Anketës së Fuqisë Punëtore, për vitin 2022. Por këto publikime të ASK-së, nuk janë të sakta, për përfaqësues të Sektorit Privat të Kosovës. Kryetari i Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, thotë për mediet se statistikat e ASK-së, nuk janë të sakta. Vendet e punës po mbyllen, Enti ka dhënë shumë shifra që për ne janë jo relevante. Vetë fakti që ka thënë që paga mesatare në Kosovë është prej 350-400, të bënë me dije se ata nuk kanë statistika të sakta. Ne mund të themi gjithçka nga zyra, në terren, nëse hyjmë në çdo kompani në nivel të Kosovës, ka mungesë të punëtore. Është ulur papunësia, por nga ka ardhur kjo, sepse njerëzit kanë ikur nga Kosova, kanë dalë”, ka saktësuar, Jusuf Azemi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …