Ahmet Qeriqi: Forcat serbe sulmojnë në Gjergjicë dhe tërhiqen me shpejtësi (4 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe sulmojnë në Gjergjicë dhe tërhiqen me shpejtësi (4 mars, 1999)

Sot ndihem më mirë edhe pse ende nuk jam liruar tërësisht nga gripi dhe temperatura. Arbana ma ka dhënë edhe një inxhekcion dhe pasi kam pushuar pak dhe kam ngrënë bukë ka ardhur Ali Mullini dhe jemi nisur për në Kizharekë.

Me vështirësi e kam kaluar  rrugën deri në Berishë por sikur ia kam arritur ta mësoj veten, për të ecur ngadalë.

Pasi hyj në oborrin e shtëpisë së Rizah Berishës ku është selia jonë, takon Shyqri Galicën dhe Agim Berishën, të cilët kishin ardhur dje pasdite.

Ata ishin nisur dhe nuk u ndalën më gjatë. Shyqa, tani për tani nuk ka ardhur për t` iu bashkuar stafit, por ka premtuar se do të na ndihmojë. Si duket të dy kanë ardhur për të mësuar se ç po ndodh me rastin e përplasjeve të fundit. Së bashku me ta është larguar edhe Sheqir Zeneli i cili po ashtu vjen kohë pas kohe dhe na ndihmon.

Në seli takoj vetëm Nezirin dhe Qemalin. Isë Krasniqi ka udhëtuar diku. Martini ka sjellë një ushtare nga Gradica, motra e mjekut dëshmor Lec Gradica me një vëlla të saj. Ajo ka ardhur me qëllim që të punojë spikere, meqë lexon qartë dhe bukur. Martini po ashtu planifikon që së bashku me këtë vajzë të cilën e quajnë Zymrie, të kthehet sërish në Drenicën Qendrore.

Sot policia serbe ka sulmuar fshatrat, Arllat, Gjergjicë dhe Negroc. Nga vendi ku jemi të pozicionuar e kemi përcjellë sulmin, sado që të rrezikuar nga ndonjë predhë e papritur në drejtim tonë. Këto zhvillime luftarake nga kjo largësi i ka incizuar me kamerë edhe Besnik Berisha, i cili tanimë po punon në radhët tona. Një orë pas sulmit forcat serbe janë tërhequr meqë ndërkohë nga Prishtina kanë arritur forcat verifikuese të OSBE-së.

Gjendja përgjithësisht po eskalon. Mendoj se krejt kjo është përgatitja finale e serbëve për të na sulmuar frontalisht, pavarësisht nga marrëveshjet e mundshme politike.

Sot pas dite nga Prishtina kanë ardhur Zenel Kastrati, Blerim Peja, Xhevdet Gashi e të tjerë. Zeneli, ka kryer punë dhe shërbime të shumta në logjistikë dhe në aktivitete të tjera. Edhe këta kanë ardhur për të na vizituar dhe për të mësuar se ç po bëhet. Shihet se përplasja e fundit i ka shqetësuar tejmase njerëzit, të cilët janë të shqetësuar dhe të indinjuar të me të gjitha këto që po ndodhin.

Emisionin e kemi përgatitur dhe e kemi transmetuar me kohë.

Vajtje ardhjet nuk janë ndalur gjatë tërë ditës. Në kushte dhe rrethana të tilla po na vështirësohet edhe puna, meqë krejt dy dhoma i kemi në disponim, ndërsa njërën e kemi në vend të studios.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …