Shpend Ahmeti

Ahmeti: Deputetët po shiten për poste

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një shkrim të afishuar në profilin e tij në facebook, ka reaguar ndaj posteve të ndryshme që po ju jepen deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Bëhet e ditur se deputetes së LDK-së, Alma Lama i është ofruar posti i ambasadores së Kosovës në Romë. Ahmeti në shkrimin e tij ka aluduar tërthorazi në deputeten Lama, duke i quajtur këto si pazare. “Postet e votat nuk janë të përhershme, por emri e veprimet mbesin. Kur e shet votën e deputetit për post për punë pazari, ai post zgjat vetëm deri te pazari i ardhshem. E kur mbetesh pa post, të mbetet emri e veprimet. E mandej nuk ke çka shet më. Moral jo se jo, votë edhe më hiq, e mendimet e emrin nuk t’i blen më kush”, thuhet në shkrimin e Shpend Ahmetit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …