leoni

Salla në Besianë ishte e vogël për t’i zënë anëtarë e simpatizantët e PDK-së, ku folën kryetari i degës, Isak Shabani e Ragip Xhaka

Kryetari i degës së PDK-së, në Besianë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, ka mbajtur një  takim me strukturat e partisë, anëtarë e simpatizantë të PDK-së. Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, dhe kryetari i Degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, i cili ka ardhur enkas për t’i takuar bashkëvendësit e tij llapjan dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer. Salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit llapjan, të cilët kishin ardhë për të dëgjuar kryetarin e degës Isak Shabanin dhe drejtuesin e PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka. Së bashku  me deputeten Floretë Zejnullahu ishim të nderuar me mundësinë për diskutime të hapura dhe këmbim të ideve, në prezencë të një pjesëmarrje të madhe! Me pjesëmarrjen e tyre na nderuan Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së për Zvicer dhe Ali Sheholli nga kryesia e degës në Zvicer.”, ka shkruar, Isak  Shabani, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …