Me dhimbje të thellë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas njofton për ikjen nga jeta të luftëtarit veteranit të UÇK-së dhe sekretarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Drenas, Agim Okrashtica.
Ikja nga kjo botë e Agimit ishte e papritur për ne dhe shumë tronditëse.
Agimi ishte shok i veçantë, bashkëpuntor i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm i cili shërbeu me guxim dhe devotshmëri për lirinë e vendit tonë si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontributi i tij i pazëvendësueshëm në luftën për çlirimin e Kosovës mbetet një trashëgimi e përjetshme për gjeneratat e ardhshme.
Pas përfundimit të luftës, Agimi vazhdoi misionin e tij duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. Ai shërbeu në Shoqatën e Invalidve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas duke mbajtur pozitën e sekretarit të kësaj shoqate.
Dhimbja për humbjen e tij është e madhe për ne, por kujtimi i tij do të mbetet i pamohueshëm në zemrat tona.
Për ne që kemi pasur fatin të punojmë ngushtë bashkë me të, kujtimi për Agimin do të mbetet gjithmonë si një shembull frymëzimi për të sfiduar çdo pengesë dhe për të ndihmuar të tjerët.
Organizata e Veteranëve Luftës së UÇK-së në Drenas shprehin ngushëllime të sinqerta familjes së tij në këtë moment të vështirë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datën 04.03.2024, në orën 15:00, në fshatin Gllobar.
Agimi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një simbol i lavdishëm i lirisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Me respekt,
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas.