Gjykata e lartë e Kolorados e hoqi ish-presidentin nga votimi i saj në dhjetor, duke përmendur ndalimin e Amendamentit të 14-të për kryengritësit që të konkurronin për postin. Por gjyqtarët e Gjykatës së Lartë ishin skeptikë për masën dhe akuzuan shtetin për tejkalim të autoritetit të tij.
Ata vendosën se emri i Donald Trump do të mbetet në fletëvotim. Kjo do të thotë që Trump mund të kandidojë në zgjedhjet paraprake sot , një ditë në të cilën ai mund të vulosë nominimin republikan. Kolorado do të votojë së bashku me 15 shtete të tjera në një garë maratonë të quajtur Super e Marta. 77-vjeçari pritet të mundë kundërshtaren e tij të vetme të mbetur, ish-ambasadoren e tij në OKB Nikki Haley.