Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar hapa të menjëhershëm për zgjidhjen e çështjes së dinarit

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar hapa të menjëhershëm për çështjen e dinarit. Ai ka thënë se  do të bisedojë  me zëvendësin  e Kurtit, Besnik Bislimi. Pika kryesore në agjendën time në Bruksel javën e kaluar ishte takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur përgjigje në pyetjet e hapura lidhur me vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme – në veçanti çështjen e asistencën nga Serbia për popullatën në Kosovë. Mirëprita përkushtimin e të dyja delegacioneve për gjetur një zgjidhje substanciale për komunitetet e prekura. Takimi ishte i rëndësishëm si hap i parë, sidoqoftë, shumë pikëpyetje politike mbesin dhe bisedime të tjera janë të nevojshme në ditët që po vinë. Për këtë arsye, si hap të menjëhershëm qe do ta bëj, është diskutimi me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova, paraprakisht duhet të përparojë në dialog, për t’u anëtarësuar më pas në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të …