Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 26-vjetorin e “Epopesë së UÇK”-së, ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri. Secili anëtar i familjes Jashari ishte bërë fanar shprese në luftën e përgjakshme për liri. Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë. Ato u përbashkuan në një vend, në një familje dhe në një mbiemër: familja Jashari! Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri. Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te ëana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13-vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë. Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës. Nderime përjetësisht!”, ka shkruar, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …