Në fshatin Burojë është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes Hoti

Sot në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e luftës, dhe në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e familjes Hoti, në të cilën gjatë luftës janë bashkërenduar aktivitetet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në aksionet e tyre luftarake ndaj forcave serbe. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në fjalimin e tij, ka shprehur respektin për familjen Hoti, për kontributin e saj gjatë luftës në Kosovës. Ai ka thënë se kjo pllakë përkujtimore do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme, që të kuptojnë më mirë rrugëtimin e Kosovës dhe popullit të saj deri te liria. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë ish-komandantë të UÇK-së, gjeneralë, bashkëluftëtarë dhe një numër i madh i qytetarëve.

May be an image of text that says 'ORGANIZATA VETERANE USHTRSE ÇLIRIMTARE TLUFTES KOSOVES BRIGADA BATALIONI 112 ARBEN HALITI KOMPANIA1 KJO SHTEPI LUFTES MARS 1998 1999 ISHTE TẾ UÇK-s0 KU JAN MARRE SHUME VENDIME RENDESISHME TE USHTRISE ÇLIRIMTARE TẾ KOSOVES O.V.L UÇK-se DEGA NỀ SKENDERAJ FSH. BUROJ LAGJJA HOTI'

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …