Në fshatin Qypevë u zbulua lapidari i dëshmorit të kombit Ramadan Morina

Në fshatin Qypevë të komunës së Malishevës u zbulua lapidari i dëshmorit të kombit Ramadan Morina. Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati i cili ka shkruar: ”Në këtë ditë të rëndësishme të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në fshatin Qypevë, u zbulua lapidari kushtuar sakrificës sublime të dëshmorit të kombit, Ramadan Morina. E vlerësoj lartë jetën, veprën dhe sakrificën e ish mësuesit, dëshmorit të kombit, Ramadan Morina, këtë emër të madh që me plotë krenari e mbanë shkolla fillore në Damanek, që gjithashtu sot i  ndamë edhe mirënjohje bashkë me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, në Malishevë. Lapidari për dëshmorin e kombit, Ramadan Morina, është ngritur në Qypevë, pranë varrezave të masakrës së vitit 1919”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …