Në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz duke i nderuar ata që dhanë jetën për këtë liri që e gëzojmë sot. Ai ka thënë me këtë rast sa herë që viziton kompleksin ndjenë gëzim, krenari, por edhe mall për Jasharët që dhanë jetën e tyre për një liri dhe për të larguar pushtuesin, me të cilët në Preshevë ende përballen dhe jetojnë me ta. Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, prej dje kompleksi memorial i Adem Jasharit në Prekaz është duke u vizituar nga qytetarë të vendeve të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …