Pretendimet e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me vendosjen e mundshme të trupave të NATO-s, në Ukrainë, po e shtyjnë botën në prag të luftës bërthamore, tha drejtori i Shërbimit Informativ Rus, Sergej Narishkin. Macron tha javën e kaluar se vendet evropiane mund të dërgojnë trupa në Ukrainë, megjithëse ai paralajmëroi se nuk ka konsensus në këtë fazë, transmeton Hina. Kjo tregon shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë së liderëve të sotëm evropianë, në këtë rast Presidentit të Francës,” cituan agjencitë ruse të lajmeve fjalët e drejtorit të shërbimit, Sergej Naryshkin nga një intervistë në televizionin shtetëror. Pasi priti një konferencë të rreth 20 vendeve evropiane javën e kaluar, Macron pranoi se nuk kishte konsensus për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, por tha se opsioni nuk mund të përjashtohej për të siguruar që Rusia të mos fitonte. “Është e trishtueshme të shohësh, vëzhgosh dhe kuptosh se aftësia negociuese e elitave aktuale në Evropë dhe në Atlantikun e Veriut është në një nivel shumë të ulët”, tha Narishkin. ( Al-Xhazira)
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …