Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se nuk ka nevojë të ketë koordinim për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë  se nuk ka nevojë të ketë koordinim për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse ato nuk i votojmë për t i bërë  favore Vetëvendosjes. Marrëveshjet i votojmë atëherë kur jemi të bindur që ato shkojnë në favor të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ajo ka treguar se janë disa marrëveshje për të cilat kanë pasur kundërshtime, dhe se të njëjtat do të vazhdojnë të mos i votojnë. “Ne e kemi kundërshtuar një marrëveshje ku Ministria e Financave ja ka marrë kredi 40 milionë euro për skemat sociale, kemi disa vota për dhe disa kundër sa i përket marrëveshjes për burgun e Gjilanit dhe është marrëveshja e OPEC-ut të cilën prej ditës së parë e kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë. Ndërkohë, që për të tjerat nuk ka asnjë nevojë për një koordinim. Nuk i votojmë për hatër të zonjës Kusari dhe as të Vetëvendosje, me të cilën nuk kemi koordinim, ka thënë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …