Kryetari Ramosaj ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit “Trekufiri” me 5 komuna

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit “Trekufiri” me 5 komuna, për bashkëpunim ndërkufitar në sektorin e turizmit me qëllim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe ngritjes së ofertës turistike në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, që shtrihet në tri shtete Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi.   Kjo marrëveshje është një fillim i ri i bashkëpunimit në mes të komunave Pejë, Deçan, Junik, Plavë, Guci dhe Tropojë, duke krijuar një mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit malor, diversifikimin e ofertës së përbashkët turistike, promovimin e territorit, si dhe promovimin e ambientit të qëndrueshëm në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …