Kryetari Ramosaj zhvilloi takim me përfaqësues të KEDS-it

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga drejtori për Urbanizëm Ramë Melaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e KEDS-it. Ai ka shkruar: “Sot, i shoqëruar nga drejtori për Urbanizëm Ramë Melaj, u takuam me përfaqësuesit e KEDS-it, z. Turan Kocabayraktar, Drejtor i Investimeve, z. Avni Alidemaj, Zyrtar i Pajtueshmërisë, z. Faruk Gjukaj, Departamenti i Investimeve dhe z. Kushtrim Berisha, Drejtor i Kompanisë Kelkos Energy. Gjatë këtij takimi u dakorduam për finalizimin e projektit për elektrifikimin e Bjeshkëve të Deçanit. Falënderoj të dyja kompanitë për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve të Komunës së Deçanit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …