Arma e heroinës, Salë Sheremet Jashari, është gjetur në shtëpinë e saj, në Prekaz, ku u bëri roje bijve dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për vite me radhë. Nëna heroinë, deri në fishekun e fundit kishte luftuar me armikun serb, në shtëpinë ku mbetën të vrarë ajo dhe 14 anëtarë të tjerë të familjes. Dëshmi për qëndresën e saj është arma me të cilën ka luftuat nëna Salë Jashari kundër i ushtrisë serbe për çlirimin e këtij vendi. Po bashkë me këtë armë lidhet edhe një ngjarje shumë e rëndësishme sepse pikërisht në Betejën e Likoshanit më 28 shkurt të vitit 1998, djali i saj, Musë Jashari, gjatë luftimeve kishte marrë katër plagë. Në momentin kur nëna e tij e viziton Musa i kishte thënë nënës Salë: “Nënë këtë armë po ta jap që ta kthesh në kullën tonë e nëse unë nuk jam, lufto deri në fund”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …