Shqetësimet e Gjermanisë për Rregulloren e BQK-së, e cila ndalon dinarin serb, janë adresuar të gjitha te Qeveria e Kosovës. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se çështja e mospranimit të dinarit serb në Kosovë nuk është shqetësim vetëm të Gjermanisë, por edhe për shtetet e tjera të BE-së. Shqetësimet që Gjermania dhe një sërë miqsh dhe partnerësh të tjerë të Kosovës kanë lidhur me komunikimin në lidhje me zbatimin e direktivës së bankës qendrore janë demonstruar vazhdimisht dhe mjaftueshëm. Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesave që vijnë nga BE-ja në kuadër të dialogut. “Nga këndvështrimi i Gjermanisë, qeveria e Kosovës duhet të marrë pjesë në çdo takim të dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja në të cilin është ftuar. Kjo është pjesë e angazhimit për dialog dhe vullnetit për t’iu afruar BE-së në tërësi. Kosova është përkushtuar për të dyja në disa raste dhe presim që kjo të mbetet kursi i zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …