Limaj

Fatmir Limaj: Sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë Kurti e kanë sjellë Kosovën në situatë tensioni me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konsideron se “sjelljet e papërgjegjshme” të Qeverisë Kurti e kanë sjellë Kosovën në një situatë të tensionuar me partnerët ndërkombëtarë. Ai ka folur edhe për dështimin e Kosovës në diplomaci, të cilën e quan pa orientim politik.  Sjellja e papërgjegjshme, tash kur ka hyrë kalkuloni ju vizioni strategjik i vendit tuaj po bëni kalkulime të brendshme, veprimet e jashtme i matni me pritje të brendshme kjo është një situatë kur keni politika të ngushta ditore, por krejt investimi që e bëni e bëni për një mashtrim ditor, e të përkohshëm, në ashtuquajtura disa vendime populiste, të cilat nuk janë kuptuara nga miqtë tanë edhe herë-herë janë atakuar, ose janë  kundërshtuar nga miqtë tanë, dhe kjo nuk ka ndodhur njëherë dy, kjo ka ndodh në vazhdimësi për tri vite. Shikoni sot cila diplomaci e Kosovës më thoni një veprim që ka bërë diplomacia kosovare? Ne sot e kemi ambasadën pa një orientim politik. Ambasadat  që i ka Kosova sot në vend japin një orientim të qartë politik, çka duhet me bo ato? Cili është roli i tyre.  Nuk po them njohje se është larg më njohje nuk ka”, thotë Limaj. (EO)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …