Hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale janë duke e bastisur shtëpinë e Komandantit të UÇK-së, gjatë luftës, Sylejman Selimi

Hetuesit e Gjykatës Speciale janë duke e  bastisur shtëpinë e Komandantit të UÇK-së, gjatë luftës,  Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik të Prishtinës.  Pranë shtëpisë së tij shihen pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës. Përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me bastisjet e sotme  të Gjykatës Speciale në Hagë.  Ai ka shkruar se Zyra e Prokurorit është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …