Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Mungesa e vëmendjes së qeverisë për arsimin është shqetësuese, edhe për shkak se në krye është një ministre përçarëse

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, pas uroi të gjithë mësimdhënësit në ditën e mësuesit,  deklaroi se vetëm në dy muajt e fundit rreth 600 mësimdhënës janë larguar nga Kosova. Ajo u shpreh se qeveria aktuale ka injoruar e anashkaluar përfaqësuesit e sektorit të arsimit. Mungesa e vëmendjes së qeverisë është shqetësuese, edhe për faktin se në krye të sektorit të arsimit është një ministre përçarëse. Eliza Hoxha  ka konstatuar se asnjë vit shkollor  nuk ka filluar mësimi me gëzim dhe normalitet. Greva e sindikalistëve mësimdhënës, injorimi i kërkesave dhe mungesa e dialogut mbetet shqetësim. Vëmendja për arsimin duhet të jetë mobilizim kombëtar, institucional e qytetar, ka saktësuar  deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …