leoni

Bekim Hamëz Jashari: Baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars

Baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars. Edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë. Këtë e kuptuan drejtë dhe me kohë mësuesit tonë të parë në Drenicë, gjyshi im Shaban Jashari, i cili asnjëherë nuk u ndal së shërbyeri vendit në edukimin e fëmijëve dhe mishërimin e tyre me vlera patriotike e atdhedashuri. Rrugën e gjyshit Shaban dhe mësuesve të parë në Drenicë e pasuan me shumë përgjegjësi gjenerata të tëra mësuesish të cilët nuk u ndalen as në kohë lufte duke dhënë më të mirën në edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për t’i shërbyer vendit e për t’i dalë zot vatanit.Të dashur mësimdhënës, Urime 7 marsi- Dita e Mësuesit! Ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë!

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …