Edhe pse deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, marrëveshja nuk është ratifikuar. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se 76 deputetë kanë marrë pjesë në votim, ndërsa katër të tjerë nuk kanë marrë pjesë fare në procedurën e votimit. Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat janë bartur në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …