leoni

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme fillon fushata për legalizimin e armëve e mbështetur UNDP-ja

Konfiskohet një armë dhe arrestohet një i dyshuar i përfshirë në një rast grabitjeje

Me datën 23.02.2024 në fshatin Ratkoc-Rahovec është raportuar një rast grabitje ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy viktimat (mashkull dhe femër kosovarë) me ç’rast kishin pësuar edhe lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. 

Sektori i Hetimeve Rajonale i ngarkuar me hetimin e rastit, ka filluar me hetime intensive në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të rastit të raportuar. Fillimisht është arritur të identifikohet vetura e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e kryerjes së grabitjes. Ndërsa me datën 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga Gjykata në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikatorë dhe dy (2) copë fishekë,  e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes. 

Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një i dyshuar (mashkull kosovar i lindur në vitin 1994), me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa jemi në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar i lindur në vitin 1984. 

 

Gjakovë, 7 mars 2024

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …