Në Paris është mbajtur takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me ç rast është diskutuar lidhur me rrugën e këtyre shteteve pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Në këtë takim, morën pjesë: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeministrat e Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe ish-RJ të Maqedonisë. Serbia në vazhdimësi ka kundërshtuar pjesëmarrjen në takime ku Kosova është prezantuar si shtet me të drejta të plota, por kësaj radhe, kryeministri Vuçiq është ulur në një tavolinë me Isa Mustafën, për të cilin duket se ka konsideratë si njeri dhe politikan por jo edhe si kryeministër i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …