Drejtoria Komunale për Arsim në komunën e Skenderajt ka nderuar me mirënjohje mësimdhënësit

Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale për Arsim në komunën e Skenderajt, ka organizuar takim me mësimdhënës dhe veteranë të arsimit, në një ceremoni ku janë nderuar me mirënjohje mësimdhënësit e dalë në pension gjatë vitit shkollor 2023/2024. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke ua uruar 7 Marsin, u ka shprehur mirënjohjen e lartë të gjithë mësimdhënësve që kontribuuan në arsimimin e gjeneratave në komunën e Skenderajt. Me këtë rast, të gjithë mësimdhënësve që janë pensionuar gjatë vitit shkollor 2023/2024, u janë ndarë mirënjohje dhe dhurata. Ndërkaq, në takimin tjetër të organizuar me të gjithë mësimdhënësit e komunës, kanë marrë pjesë kryetari Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, dhe drejtorët tjerë të Ekzekutivit. Kreu i Komunës i ka falënderuar mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në procesin arsimor, duke i siguruar për përkrahje nga ana e Komunës në angazhimin e tyre për të edukuar dhe arsimuar gjenerat e tanishme dhe të ardhshme. Edhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …