OVL-UÇK, Dega në Skenderaj, në nderim të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, dhe “Epopesë së UÇK-së”, u ka dhënë mirënjohje Shekip Fazliut dhe Qemajl Jasharit, ish-bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, të cilët 26 vjet më parë kishin luftuar krah për krah me familjen Jashari. OVL e UÇK-së, Dega në Skenderaj, këto mirënjohje i ka nda me motivacion “Për kontributin e dhënë dhe sakrificën sublime për lirinë e Kosovës, në luftën e lavdishme të UÇK-së”. Pas pranimit të mirënjohjeve, Shekip Fazliu ka falënderuar kryetarin e degës, Emin Latin dhe të gjithë bashkëluftetarët për organizimin dhe respektin e treguar në ketë mbremje pikërisht në vendin ku lëshoi rrënjet liria. “Mirnjohjen e pranova me kënaqesi dhe të gjitha meritat i shkojnë Familjes Jashari e cila na pranoi dhe na edukoi se si duhet rrugëtuar shtigjeve të lirisë. Gjithashtu falënderoi të gjithë ata cilët na përkrahen dhe bashkërrugëtuan me ne duke mos harruar asnjëherë bashkëluftetarët dhe të gjithë të rënët në altarin lirisë”, ka thënë në falënderimin e tij Shekip Fazliu.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …