Zyrtari i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Veber thotë se çështja e kthimit të pronës te Manastiri i Deçanit duhet parë ekskluzivisht si çështje teknike, sepse bëhet fjalë për sundimin e ligjit. Është një çështje që nuk ka kuptim të politizohet, çfarëdo që të mendojnë politikanët për të. Është një vendim përfundimtar dhe, faktikisht, kur flasim për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, është një lloj kushti i drejtpërdrejtë. Veber thotë se çështja e Manastirit të Deçanit përmendet si pengesë edhe në raportet e ekspertëve dhe deputetëve në Këshillin e Evropës. Do të ishte një shenjë pozitive, shton Weber, nëse Qeveria e Kosovës do ta zgjidhte tani çështjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit ortodoks. Kosova sigurisht se do ta përmirësonte pozicionin e saj nëse më në fund do ta zbatonte vendimin për Manastirin e Deçanit”, saktësoi, Bodo Veber.
Kontrolloni gjithashtu
Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin 2025
Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Gjatë kësaj …