Partia Demokratike, krahu i Lulzim Bashës, përmes një deklarate bëri të ditur se asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Në reagim të disa artikujve në media, PD mohon të ketë negociata me Rithemelimin. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021”, thuhet në deklaratë duke iu referuar pjesës së deputetëve që iu bashkuan së fundmi Rithemelimit duke marrë edhe poste drejtuese në këtë grupim. Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend. Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …