Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjitha femrat me rastin e festës së tyre ndërkombëtare të 8 Marsit, ditës që shënon kthesën e madhe, ndërgjegjësimin shoqëror për barazinë si të drejtë legjitime e tyre dhe respektit më të madh shoqëror. Le të jetë kjo ditë shkëndijë reflektimi mbi rolin jetik të femrës në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror dhe apel që të vazhdohet me qasjen më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës. Bashkimi Demokratik për Integrim i ka kushtuar në vazhdimësi rëndësi të veçantë avancimit të pozitës shoqërore të femrës, ka kontribuar në rritjen aktuale të përfaqësimit të saj në çdo institucion, mbështet aktivizmin e saj dhe do të vazhdojë proklamimin dhe zbatimin e zotimeve për avancim të mëtejshëm të vlerës së barazisë gjinore. Në kuadër të subjektit tonë politik, funksionon edhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta që angazhohet për jehonë më të madhe faktorizuese të femrës në përgjithësi. Bashkë pa paragjykime le të vazhdojmë të çojmë përpara proceset e zhvillimit të vendit dhe të ndihmës evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …