Hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kanë ndaluar dhe kanë marrë në pyetje ish-Komandantin e Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku. Fillimisht ishte dërguar në bazën e EULEX-it në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për mediet, Mergim Sami Lushtaku, deputet i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës. Aksioni për ndalimin e Sami Lushtakun është aksion në vazhdim të fushatës pas bastisjes së shtëpisë së ish Komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe konfiskimit të telefonit të Hajredin Kuçit. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, dje ka përfunduar deklarimin e tij në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë. Avokati i tij Artan Çerkini, para gazetarëve ka deklaruar se Lushtakut iu ka konfiskuar telefoni, por ky veprim bie ndesh me ligjin, pasi Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka saktësuar avokati, Artan Çerkimi.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …