Shqipëria nuk do të jetë edhe më tej nën monitorimin e plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka deklaruar ministri i Jashtëm Igli Hasani. Ai saktësoi se vendimi u mor pas 29 vitesh pritje që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë në vitin 1995. Komiteti Monitorues ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të post-monitorimit. Sipas Hasanit, ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar më tej standardet tona demokratike, ndërsa përparojmë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën evropiane që qytetarët shqiptarë meritojnë”, shkruan ministri i Jashtëm. Igli Hasani. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …