Fadil Muçolli, është heroi i gjallë i kohës sonë, është sinonimi i vuajtjes më të rëndë, që mund të përjetojë një njeri

Është përfunduar projekti i fundit i Shtëpisë Muze të krimeve të Serbisë mbi civilët shqiptarë në Poklek të Vjetër të Drenasit, mbi familjet: Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha.

Më 17 prill të vitit 1999, derisa Fadili ndodhej në pikat e luftës në pozicionin e fshatit Paklek , barbaria sodomiste serbe i kishte ndërhyrë në familjen e ngushtë e të gjerë dhe kishte kryer, njërën ndër masakrat më të rënda e më të çmeritura gjatë luftës në Kosovë.  Satanët, djallëzorët serbë kishin vrarë e më pas u kishin djegur dy herë  edhe kufomat 53 anëtarëve të familjes së ngushtë e të gjerë,babanë e Fadilit, Sinanin dhe shkrimtarin, Ymer Elshani.

  Fadil Muçolli, është heroi i gjallë i kohës sonë, është sinonimi i vuajtjes më të rëndë, që mund të përjetojë një njeri, të cilin e mban gjallë motivi për të zbardhur të vërtetën e masakrës, për ta kthyer shtëpinë në Muze Holokausti, të pajisur  me kujtime dhe me gjësende të mbetura të familjes, i ndërgjegjësuar se koha nuk kthehet prapa, por edhe i motivuar me fitoren, të cilën e ka arritur vendi, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtar i së cilës ishte  dhe me ndihmën e NATO-s nga ajri, me dëbimin përgjithmonë të kriminelëve serbë, çlirimin e Kosovës si rezultat e gjakut të derdhur rrëke për liri, nga ai mes edhe i 53 familjarëve dhe të afërmve të tij dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. – RKL

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …