Kryeministri, Isa Mustafa i është përgjigjur kritikave për emërimin e deputetes Alma Lama si ambasadore në Itali. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në rrjetin social të Facebook-ut, ai ka vlerësuar lart deputeten, Lama. “Në Itali do të kemi një ambasadore të shkëlqyeshme. Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës. Asgjë më shumë, veç se do të vazhdojmë të mburremi me ambasadoren e ardhshme, Alma Lama!”, thuhet në shkrimin e kryeministrit, Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …