Drejtori i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, Daniel Erikson ka vlerësuar se strategjia kundër korrupsionit është shumë e vonuar dhe se ligji për lobimin është shumë i nevojshëm. Gjatë intervistës për Ekonomia Online ai ka thënë se shumica parlamentare duhet të veprojë për të siguruar funksionimin e sistemit, në atë mënyrë që kur ato sisteme të vendosen, të funksionojnë. “Vullneti politik për reforma kundër korrupsionit është thelbësor për të arritur progres. Dhe kjo duhet të rezultojë në reforma që janë gjithëpërfshirëse dhe më të shpejta se sa shihni për momentin. Duhet të kujtojmë se strategjia kundër korrupsionit është shumë e vonuar dhe se ligji për lobimin është pak a shumë i ngecur” ka thënë mes tjerash, drejtori i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, Daniel Erikson.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …