leoni

Edwards: Ministria e Drejtësisë ua ka kthyer shpinën ish-krerëve e pjesëtarëve të UÇK-së, që ndodhen në paraburgim, në Hagë

Avokati i Isni Kilajt, z. Edwards, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ua ka kthyer shpinën ish-krerëve e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët që disa vjet janë në paraburgim në Hagë. Ai është shprehur i pa kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës.  Ministria e Drejtësisë tani qartazi nuk përkujdeset për këta veteranë të cilët janë në paraburgim në Hagë. Ajo nuk është e gatshme që t’i mbështesë ata, tha avokati Edwards. Pakënaqësitë e tij ndërlidhen me udhëzimin e ri administrativ të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka ulur drastike  pagesat për avokatët e angazhuar në Speciale. Për mua nuk do të ishte problem që të punoja për një mijë euro në muaj. Mirëpo problemi është që unë kam nevojë që të ndërtoj një ekip, duhet të krijoj një sistem, duhet të angazhoj hetues, duhet të angazhoj juristë të tjerë me të cilët duhet të bashkëpunoj. Kështu që një mijë euro në muaj është shokuese, është e turpshme. Unë do t’i bëja thirrje ministrisë së drejtësisë që të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë dhe ta rikthejë skemën e vjetër, ka saktësuar avokati i Isni KIlajt, z, Eduard.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …