Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, bëhet e ditur se i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars të këtij viti. Në njoftim saktësohet se vizita e tij ka për qëllim të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vendeve të Perëndimit Ballkani ndërsa ata ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal. Gabriel Escobar gjatë vizitës në Kosovë, do të takohet me udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës, shoqërinë civile dhe komunitetin serb për të nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të Uashingtonit zyrtar për Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vizita e emisarit amerikan Escobar në Prishtinë do të zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet e zyrtarëve amerikanë me Qeverinë e Kosovës kanë rënë në nivelin më të ulët të derisotëm, për shkak të qëndrimeve të papërfillshme të Qeverisë Kurti ndaj aleatit numër një, që ka Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …