Ftojmë përfaqësuesit e mediave të përcjellin ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, e cila do të mbahet nesër (e martë), më 12 mars, duke filluar nga ora 10:00. Ceremonia mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, tek objekti i ish-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së. Në këtë inaugurim do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare. Pas përmbylljes të aktivitetit të paraparë, do të ketë prononcim për media.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …