Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për çështjen e tenderëve njëburimor. Ai ka deklaruar se me kërkesë të deputetes, Hykmete Bajrami dhe me mbështetjen e 38 deputetëve është kërkuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimor që i ka dhënë qeveria dhe është thyerje e çdo rekordi. Tenderët njëburimor konsiderohen si një burim i madh korrupsioni. 350 tenderë njëburimor janë dhënë deri tash. Ne konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, dhe do të iniciojmë edhe formimin e një komisioni hetimor. Arben Gashi ka thënë se si LDK janë të gatshme që kurdoherë që të mbahen zgjedhjet, të marr pjesë. Ndërsa sa i përket diskutimeve në lidhje me manastirin e Deçanit, ka deklaruar se dhënia e tokës nuk është çështje e Komunës së Deçanit, por është përgjegjësi e Agjencisë Kadastrale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …