Komuna e Rahovecit i ka dalë në ndihmë ekipit të zjarrfikësve pas kaplimit të zjarrit të një fabrike në Parkun Industrial të Drenasit

Pas informacioneve se një fabrikë në Parkun Industrial të Drenasit e ka kapluar zjarri dhe pas kërkesës për ndihmë, në koordinim me kryetarin Smajl Latifi, një ekip i zjarrfikësve nga Rahoveci është nisur për të ju ndihmuar kolegëve në Komunën e Drenasit. Drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, znj. Besmire Bytyqi, ka deklaruar se është në komunikim të vazhdueshëm me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Komunën e Drenasit, për koordinim deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …