Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, është cituar të ketë deklaruar se nuk është punuar shumë për zbatimin e marrëveshjes në dialogun Kosovë-Serbi. Në nj konferencën për medie ai tha se kjo po ndodh për shkak të qëndrimeve të të dyja shteteve, teksa shtoi se prioriteti i bllokut është të fillojë së zbatuari marrëveshjet që janë arritur në kuadër të dialogut. Duke folur për procesin e dialogu, Stano tha përgatitjet dhe fazat e dialogut duhen të trajtohen në procesin e punës dhe jo të komentohen publikisht. Kur është pyetur për takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq në një restorant me protagonistin e sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, Stano ka thënë se nuk i takon BE-së të komentojë çdo takim të anëtarëve të administratës serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …