Mbi 40 milionë euro do t iu kthehen shpenzuesve të energjisë elektrike, të cilët kishin paguar rrymën për qytetarët serbë në katër komunat në veri të Mitrovicës. Pagesa e tillë e paligjshme dhe diskriminuese ishte marrë me një vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji elektrike. Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se nuk ka gjetur asnjë shkelje në vendimin e Themelores, Apelit dhe Supremes lidhur me kërkesën për kompensimin e qytetarëve. Gjykata, duke aplikuar kriteret dhe parimet e elaboruara përkitazi me vendimin e arsyetuar gjyqësor, dhe në veçanti duke u bazuar në interpretimin e dhënë përmes Aktgjykimeve të gjykatave të rregullta të kontestuara para Gjykatës, konstatoi që të njëjtat kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes përgjigjes në padi, përkatësisht ankesës, si dhe kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, nuk është në kundërshtim me dispozitat e kontestuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …