Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste distancua nga deklarata e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, i cili kohë më parë kishte deklaruar se aleatët perëndimorë nuk duhet të përjashtojnë vendosjen e trupave në Ukrainë. Stoltenberg rikonfirmoi se NATO-ja nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, pasi nuk është palë në konflikt, ajo as aleatët e saj. Emmanuel Macron hodhi poshtë nocionin se trupat franceze potencialisht mund të dislokohen në vend javën e kaluar. Ai tha se edhe nëse vende individuale të NATO-s do të dërgonin trupa në Ukrainë, kjo do të ndikonte në aleancën në tërësi pasi anëtarët e saj janë të ‘detyruar’ nga një pakt i mbrojtjes kolektive. I pyetur nëse presidenti francez kishte bërë një gabim duke folur për “paqartësi strategjike” për vendosjen e mundshme të trupave perëndimore në Ukrainë, Stoltenberg tha se unë në mendoj se është e rëndësishme që të konsultohemi dhe të kemi një qasje të përbashkët për këto tema të rëndësishme sepse ato kanë rëndësi për të gjithë ne”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …