U mbajt mbledhja e tretë e Komitetit për Komunitete në Malishevë

Mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës, u drejtua nga kryesuesi, Amrush Helshani, ku para anëtarëve prezantoi rendin e punës për këtë takim, ku edhe u miratua pa ndryshime. Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së dytë, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, raportoi për raportin e punës së këtij sektori për vitin 2023  si dhe planin për vitin 2024 e po ashtu edhe për aktivitete të cilat i ka zhvilluar brenda kësaj periudhe të tremujorit të parë, me theks, integrimi i grave në komunitetin shumicë dhe barazia gjinore, në fushat e punësimit, publiko – privat si dhe regjistrimi i pronës nga gratë. Në fund të takimit u propozua edhe takimi ndër regjional mes komunave nga komitetit për komunitete për të ofruar praktikat më të mira të nxitjes së gruas për pjesëmarrje në aktivitetet publike institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …