leoni

Komisioni Evropian miratoi zyrtarisht vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën

Komisioni Evropian miratoi zyrtarisht vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën

Komisioni Evropian e ka miratuar zyrtarisht vendimin për të rekomanduar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, duke konstatuar se ky vend ka bërë përparim në përmbushjen e kritereve që janë kërkuar. Vendimi është miratuar në takimin e Kolegjit të Komisionarëve, ndërsa është prezantuar para gazetarëve nga zëvendëskryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq. “I kemi rekomanduar Këshillit nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën dhe që të miratojë kornizën negociuese kur Bosnje-Hercegovina të ndërmarrë hapa në përputhje me raportin e Komisionit Evropian“, ka thënë ai. Ky vendim është paralajmëruar më herët gjatë ditës edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i numëruar disa rezultate, përfshirë edhe faktin se Bosnjë e Hercegovina tash e ka nivelin e përshtatjes 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …