I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se dialogu Prishtinë-Beograd është sërish në një pikë kritike. Ai e dha këtë deklaratë gjatë një takimi me gazetarët pas mbërritjes, në Prishtinë. Më duhet të them se jemi të angazhuar që t’u kthehemi marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Nuk ka alternativë dialogu i lehtësuar nga Brukseli, ai ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim. Kjo është një nga arsyet kryesore pse e vizitoj rajonin, tha Eskobar Ndërsa vendimin e qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e dinarit nga përdorimi është katastrofal, pasi qeveria nuk ka ofruar as alternativa për pagesë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …