Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sërish ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë probleme në komunikim me kryeministrin Albin Kurti. Në një bisedë me gazetarë, ai është shprehur se Kosova këtë problem s’e ka vetëm me Amerikën, por edhe me BE-në, NATO-n, Britaninë e Madhe, e madje, edhe me dy shtetet fqinje, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Partneriteti në mes të Amerikës dhe Kosovës është mes popujve të të dyja vendeve. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën”, ka thënë Escobari.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …