Kryetari amerikan, Joe Biden dhe ish-kryetari, Donald Trump kanë kaluar pragun e delegatëve për të arritur nominimet e partive të tyre për zgjedhjet, që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti. Emërimet do të zyrtarizohen në konventat e partisë këtë verë. Kryetari, 81-vjeçar, Xho Bajden tha se ndihej i nderuar që votuesit kishin mbështetur ofertën e tij për rizgjedhje, në një moment kur kërcënimi që paraqet për vendin, Donald Trump është më i madh se kurrë. Donald Trump, 77 vjeç, mbetet shumë i popullarizuar me bazën e votuesve republikanë, gjë që e ka shtyrë atë drejt fitores në zgjedhjet paraprake të primareve. Fushata e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka rezultuar në ligje më të rrepta të imigracionit, duke përfshirë një premtim për të vulosur kufirin dhe zbatimin rekord të dëbimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …