Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, ka filluar vizitën e tij, në Kosovë, ku pritet të takohet me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Kurti

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka filluar  vizitën e tij në Kosovë, ku pritet të takohet me kryetaren,  Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, opozitën dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, për të biseduar lidhur me  çështjen e dinarit serb. Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Prishtinë, do të angazhohet për një zgjidhje të  vendimit të pakoordinuar për ta ndaluar dinarin, si dhe për transferet prej Serbisë për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre. Banka Qendrore e Kosovës e filloi zbatimin e një rregulloreje të re nga 1 shkurti, që përcakton se  vetëm euroja do të përdoret për pagesa me para të gatshme, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb. Escobar, gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë në Bruksel e quajti “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve për të zbatuar këtë rregullore. Serbia deklaron se ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Në mungesë të dinarëve në vendbanimet e tyre në Kosovë, serbët e Kosovës udhëtuan dhjetëra kilometra drejt qyteteve serbe,  në afërsi të kufirit me Kosovën, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Qeveria e Serbisë. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …