leoni

Sokol Haliti: Qeveria e Kosovës duhet t’ i ketë në preambulë marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i komunës së Vitisë,  Sokol Haliti, në një intervistë për TV-Diellin dhe Radion-Kosova e Lirë,  duke folur lidhur me marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar  se Qeveria e Kosovës duhet të  ketë në preambulë këto marrëdhënie. Kohëve të fundit nuk po reflektojmë në besueshmëri tek amerikanet, dhe padyshim se do t’ i vuajmë  këto pasoja. Duhet të kthehemi në orbitë, që të kemi synim integrimin në  NATO. Po të isha unë kryeministër pas deklaratës së djeshme të deleguarit special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do të kisha dhënë dorëheqje menjëherë,  tha ndër të tjera kryetari  i Vitisë, Sokol Haliti në intervistën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …