leoni

Albin Kurti i kërkoi Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për “pronën” e Manastirit të Deçanit

Kryeministri. Albin Kurti, gjatë kohës sa po qëndron në Kosovë emisari amerikan, Gabriel Eskobar  i kërkoi Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për “pronën” e Manastirit të Deçanit, edhe pse për tri vjet në Qeveri kishte refuzuar të hapej kjo temë  Ai u arsyetua se  këtë po e bën, për të arritur një qëllim shumë më madhor,  që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë. Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t’i lejuar Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse mendojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …